BOTA, 12 Dhjetor 2018, 13:04

VIDEO/ Kryeministrja e Britanisë bllokohet në makinë ndërsa Merkel e pret në këmbë

VIDEO/ Kryeministrja e Britanisë bllokohet në makinë ndërsa

Kryeministrja britanike, Theresa May që ka telashe me daljen nga Bashkimi Europian, tashmë ka probleme edhe me daljen nga makina e saj. Ajo mbeti e bllokuar brenda në automjet, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel e priste në këmbë.

Dera e makinës së kryeministres britanike mbeti e bllokuar, derisa stafi u angazhua për hapjen e saj. Është dashur ndërhyrja e stafit për të zgjidhur gjithçka. May po takohet me krerë të ndryshëm europianë dhe me zyrtarë të tjerë, në një përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e saj të “Brexit”-it, pasi ajo shtyu votimin e saj në Dhomën e Komunëve.

Kryeministrja thotë se ka nevojë për më shumë garanci për kufirin me Irlandën e Veriut, për të siguruar mbështetjen e deputetëve.