TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë 13 të plagosur rëndë në terapi intensive me trauma në kokë, gjoks e gjymtyrë. Dyshohet se në diskotekë në momentin e ngjarjes ndodhej një numër më i madh personash se sa lejohej të mbante.
Dyshohet se një nga dyert e daljes ka qënë e bllokuar me tra hekuri. "Autoritetet po hetojnë e sot është një ditë e trishtuar për të gjithë" ka deklaruar gjatë një interviste telefonike ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini."Po punojmë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes e përgjegjësve të kësaj tragjedie ", tha ai.
"Sot zyrtarisht në Itali është një ditë feste (Festa e Immacolata) që për fat të keq u shndërrua në një ditë zie me lot që nuk duheshin derdhur," tha ai.
Një spraj me spec djegës mendohet se është një nga motivet e panikut të masës në diskotekën Laterma Azzura në provincën e Anconës.
Ndërkohë mediat kanë publikuar videon e momentit tragjik.
https://www.youtube.com/watch?v=pwOopHZk37k