TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adoleshentët janë duke i vënë vetes zjarrin në përpjekje të dëshpëruara për të gjetur famë në internet.
Mania e fundit që po qarkullon në internet, e quajtur Sfida e Zjarrit, ka si synim që t’i nxisë të rinjtë që të filmojnë veten duke u lagur me lëndë djegëse dhe më pas duke i vënë flakën vetes.
Mania e zjarrit, ka nisur si fillim në vitin 2014, por si duket tashmë është rikthyer sërish.
Personelet e spitaleve në Britaninë e Madhe kanë raportuar për raste në rritje të të rinjve që shfaqen në dyert e spitalit me djegie të rënda.
Ndërkohë, mjekët kanë dhënë paralajmërimin që të rinjtë të mos bien pre e këtyre sfidave, pasi mund të duken si emocionuese në internet, por në realitet mund të jenë vdekjeprurëse.
Mund të vdisni, ose të mbesni me shenja të rënda për gjatë gjithë jetës suaj.