TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet iralandeze të aviacionit po hetonjnë për raportimet e dritave të ndritshme dhe UFO-ve në brigjet jug-perëndimore të Irlandës.
Në orën 06:47 të mëngjesit, të premten më 9 nëntor, një pilote e British Airways kontaktoi kontrollin e trafikut ajror në Shannon.
Ajo donte të dinte nëse kishte veprimtari ushtarake në zonë, sepse në radar i tregonte diçka që "lëvizte shumë shpejt".
Kontrolli i trafikut ajror tha se nuk po zhvillohej asnjë veprimtari e tillë.
Pilotja, që fluturoi nga qyteti kanadez i Montrealit për në Heathrow, tha se kishte një "dritë shumë të ndritshme" dhe një objekt i cili kishte dalë përgjatë anës së majtë të avionit para se të "zhdukej me shpejtësi drejt veriut".
Një pilot tjetër nga një avion i Virgin u bashkua me të dhe sugjeroi se mund të ishte një meteor ose një objekt që kishte hyrë në atmosferën e tokës.
Ai tha se kishte "objekte të shumëfishta duke ndjekur të njëjtën trajektore" dhe se ata ishin shumë të ndritshëm.
Ai po ashtu shtoj shpejtësia ishte "marramëndëse,si një Mach 2", e cila ka dyfishin e shpejtësisë së zërit. /TPZ.AL/