BOTA, 14 Nëntor 2018, 18:45

VIDEO/ Diamanti 'Pink Legacy' shitet 50 milionë dollarë

Një diamant rozë jashtëzakonisht i madh u shit 50 milionë dollarë të martën, në shtëpinë e ankandit të Christie, në Gjenevë.

Pas ofertave të marra, diamanti Pink Legacy18.96 karat, theu rekordin botëror për shitjen e një diamanti për karat.

Kreu ndërkombëtar i bizhuteri Christie, Rahul Kadakia, tha se diamanti, është blerë nga marka luksoze amerikane, Harry Winston, dhe do të quhet Winston Pink Legacy.

"Ju duhet të pranoni së pari se diamanti i Pink Legacy është një diamant shumë i veçantë," tha Kadakia.

"Është një nga shembujt më të mirë të diamanteve rozë për këtë madhësi dhe ngjyrë dhe kjo e dëshmoi me një çmim të ri rekord botëror për karat." /TPZ.AL/