AKTUALITET, 26 Prill 2018, 15:31

LSI largon vëmendjen nga investigimi i ‘Mother Jones’, kërkon ngritjen e Komitetit Kombëtar Kundër Drogës

LSI largon vëmendjen nga investigimi i ‘Mother Jones’,

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët. I pyetur për çështjen e investigimit të revistës amerikane ‘Mother Jones’ e cila shkruante për financime të dyshimta të kompanive ‘offshore’ ndaj LSI-së, Rama tha shkurt: “Reagim korrekt i LSI, të mos humbasim kohë me sajesa”. Më tej numri dy i LSI-së i këkoi kryeministrit të shpallë ngritjen e Komitetit Kombëtar Kundër Drogës.

“Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me retorike, me demagogji, por me zbatimin e ligjit. Rama të marrë përgjegjësi dhe të shpallë të gjithë strukturën e Komitetit Kombëtar kundër drogës. Çelja e negociatave duhet trajtuar si prioritet kombëtar. Jemi të hapur për të qenë të pranishëm kudo ku do të duhet të jemi bashkë për procesin e integrimit”, tha Luan Rama.