AKTUALITET, 25 Mars 2018, 20:19

Fasada e pemëve të Lali Erit dhe batërdia e prerjes së pishave në Qafë Mollë

Ndërkohë që në facebookun e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe në edicionet e lajmeve të televizioneve shqiptare, publikohen çdo ditë foto dhe kronika të panumërta që tregojnë kryebashkiakun me lopatë në dorë,  duke mbjellë pemë, në Qafë Mollë, që i përket kësaj bashkie, ka nisur prerja masive e pishave disavjeçare.

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Tpz.al, sjell pamje me foto dhe video nga kjo batërdi masive, që po i behët pyllit në Qafë Mollë, ku duket fare qartë prerja e pishave nga persona të panjohur. Nuk dihet nëse "të dashuruarin me pemët", Erion Veliaj dhe institucionet përkatëse, i shqetëson kjo masakër mjedisore.

TPZ.AL

 

[video width="320" height="560" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/video-1521998676.mp4"][/video]

[video width="560" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/video-1521998709.mp4"][/video]