TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme ka pasur trafik të rënduar në “Rrugën e Kombit”, duke vështirësuar kështu lëvizjen e mijëra qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit.
Radha në Rrugën e Kombit arrin 3-4 kilometër, ndërkohë ende nuk ka asnjë ndërhyrje.
Bllokimet kilometrike janë kryesisht në segmentin rrugor Kukës-Morinë.
Kjo situatë vjen edhe për shkak të sezonit turistik, pasi qytetarë të shumtë zgjedhin të pushojnë në bregdet në këto ditë të nxehta gushti.
Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe javën e kaluar, ndërkohë që pritet ndërhyrja e autoriteteve përkatëse për të normalizuar situatën.