AKTUALITET, 23 Gusht 2019, 23:03

Bundesliga / Tjetër përmbysje e Borusias, fiton në transfertë

Bundesliga / Tjetër përmbysje e Borusias, fiton në

Borusia Dortmund ka siguruar fitoren e radhës me përmbysje në Bundesligë, duke siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat. Në këtë mënyrë, duket se skuadra e Favre jep më të mirën vetëm kur gjendet në vështirësi dhe ashtu siç bëri në javën e parë të Bundesligës, ka dhuruar më shumë në pjesën e dytë të sfidës së sotme kundër Këln, duke marrë një sukses të rëndësishëm 3-1.

Këlni kaloi në avantazh me anë të Dreksler në pjesën e parë të sfidës dhe dukej se mund të siguronte një rezultat të rëndësishëm sot. Por në pjesën e dytë, Dortmundi ishte i pandalshëm, duke gjetur rrjetën fillimisht me Sanço e më pas me Hakimi e Alkaser, për të siguruar një fitore që i jep mundësinë të shkojë në gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para, duke shpresuar në hapa të tjerë të gabuar të rivalëve.

Kjo pasi gjatë kësaj jave ka përballje shumë të forta si Shalke-Bajern Mynih, apo Lajpcig-Eintraht Frankfurt, që mund t’i lejojnë të shkëputen menjëherë në kreun e renditjes, edhe pse kampionati sapo ka filluar.