TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në aksin Levan-Tepelenë.
Një makinë është përplasur me një motor, çka ka sjellë pasoja fatale, një person humbi jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kafaraj të Fierit.
I plagosuri është çuar me shpejtësi në spitalin e Fierit, pasi fatmirësisht një ambulancë po kalonte rastësisht në zonë, duke e marrë vetëm pak sekonda pas përplasjes.
Policia thotë se po heton për shkaqet e aksidentit.