AKTUALITET, 23 Gusht 2019, 22:44

“Ndryshim drastik me godinë luksi”, Berisha publikon projektin: Po na hedhin hi syve, si po vjedh Gonxhe dhe Balluku

“Ndryshim drastik me godinë luksi”, Berisha publikon projektin:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër status në rrjetet sociale. Në një mesazh që i ka ardhur në inboks shkruhet se Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor po bën gati vjedhjen e radhës.

Sipas Berishës, ministrja Belinda Balluku dhe Blendi Gonxha ka ndërmarrë një projekt për rindërtimin e zyrave të tyre.

Më tej ish-kryeministri shkruan se Gonxhe ka bërë disa reforma dhe nëpërmjet tyre po mundohet t’u hedhë hi syve qytetarëve në mënyrë që të vjedhë.

“Akuza per nje vjedhje taze per Gonxhen e korrupsionit dhe ndrikull Riformaton!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor.Desha tju Informoja per dicka qe pritet te ndodhe tek drejtoria rajonale e sherbitit te transportit rrugor ne Tirane.Po pergatitet vjedhja e radhes nga Belinda dhe Blendi Gonxhe.Nuk ka as nje vit qe u rikonstruktua godina e drejtorise,tani kane njoftuar qe do ta rikonstruktojne perseri.Verifikojeni tek faqja e dpshtrr ne fb.Gjasme kane bere disa lejtesira te vogla ne lidhje me lejet e drejtimit dhe qarkullimit dhe po i shesin si reforma te medha.Besoj se jane per te hedhur hi syve qe te mos shikoje njeri megavjedhjen.Godina eshte shume funksionale keshtu sic edhte dhe pothuajse e re.Vjet u be nga fillimi madje dhe me peme te reja qe pamvaresisht se u moren leket nga buxheti i shtetit,u paguan dhe nga punonjesit e thjeshte sepse keshtu ju tha ish drejtori(njeri i Blerina Gjylametit)dhe nuk u ndien se i kercenonte me heqje nga puna.Tani si duket duan te vjedhin prap.Ja dhe fotot si duan ta bejne,”– shkruan Berisha.

Krahas statusit, ish-kryeministri ka publikuar edhe prezantimin e projektit nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor në Tiranë me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në status shkruhet se godina e re do të bëhet për të krijuar kushte më të mira për punonjësit e administratës dhe për qytetarët.

“Rrjedha e punës, përballimi i flukseve të ngarkesës në DRSHTRR Tiranë, iteneraret përgjatë praktikave të shërbimit lënë shumë për të dëshëruar! Hapësira jofunksionale e të pashfrytëzuara, kushte pune jo ergonomike e jo praktike për qytetarin por edhe për punonjësit tanë n’a nxitën të projektojmë ndryshimet e duhura! ?

Objekti aktual do t’i nënshtrohet një rikualifikimi integral në interiore, sinjalistika informuese e orientuese, riorganizim e rehabilitim i zyrave të administratës dhe arkivave, sallat e pritjes dhe sportelet e shërbimit, izolime e sisteme, rampa e infrastruktura jashtë, ribrandim brenda e jashtë, risistemime objekteve në oborr dhe hyrjen e jashtme, rikualifikim oborri, mobilime e ndriçim, instalime të reja, paisje, përmirësime rrjeti e sisteme sigurie, komoditet, etj! ??⚒??? (punimet do kryhen pa cënuar shërbimet dhe gjithshka do financohet nga vetë DPSHTRR),”- përfundon statusi zyrtar.