AKTUALITET, 24 Gusht 2019, 10:50

Emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë, shkak pala greke

Emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë, shkak pala greke


Radhët e gjata të trafikut në pikat kufitare të vendit tonë janë rikthyer sërish.

Emigrantët shqiptarë që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në atdhe po qëndrojnë të bllokuar në Doganën e Kakavijës prej tre orësh.

Shkak i krijimit të këtij trafiku është bërë pala doganore greke, e cila nuk po punon me të gjitha sportelet, ndryshe nga ajo shqiptare.

Gjatësia e krijuar nga radha e automjeteve shkon deri në 1 km. Trafiku në pikën kufitare të Kakavijës është një fenomen që përsëritet çdo stinë verore.