AKTUALITET, 24 Mars 2018, 18:29

VIDEO/Iu shpërndan 50 mijë rrënjë ulliri, vlonjatët sherr mes tyre

VIDEO/Iu shpërndan 50 mijë rrënjë ulliri, vlonjatët

Vetëm dy ditë më parë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shpërndanë rreth 50 mijë rrënjë ullinj për banorët e zonës, me qëllim gjelbërimin e kodrave të shpyllëzuara.

Ndërkohë që sot është postuar një video nga momenti ku banorët e zonës, thuajse kapeshin me grushte për të marrë fidanët.

Nga pamjet duket se as policia nuk ka arritur të mbajë nën kontrroll situatën, ndërsa qytetarët përpiqen kush më shumë e kush më pak të rrëmbejnë ndonjë degë ulliri vjedhurazi ministrit.

Ullinjtë e dhuruar janë pjesë e programit të qeverisë për mbjelljen e më shumë se 20 milionë pemëve deri në vitin 2020.