TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 28 vjeçar me iniciale A.B, i cili dyshohet si autor i disa grabitjeve nëpër autobusat urbanë të Tiranës, është vënë ditën e sotme në prangat e policisë.
28 vjeçari vidhte portofola, celularë, çanta, ndërkohë që policia bën me dije se ka qënë i dënuar edhe më përpara për vjedhje. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Njoftimi i policisë:
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar A.B dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:
Me datë 16.02.2018 në autobusin e tirnës së Re, dyshohet se ka vjedhur portofolin e I.J.
Me datë 15.02.2018 në stacionin e autobusit në rrugën Asim /vokshi, dyshohet se ka vjedhur çantën së bashku me portofolin ku ka patur një shumë lekësh shtetasi F. M 28 vjeç.
Me datë 22.01.2018 në rrugën Asim Vokshi, dysohet se ka vjedhur portofolin shtetasit Z.I 24 vjeç.
Me datë 24.01. 2018 në rrugën Çamëria, dyshohet se ka vjedhur portofolin shtetase F.F 58 vjeçe.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë vjedhur.Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.