AKTUALITET, 24 Mars 2018, 15:09

Një grua bie nga kati i tretë i pallatit, gjen vdekjen në vend

Një grua bie nga kati i tretë i pallatit, gjen vdekjen në vend
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një shtetase 55 vjeçe ka rënë nga kati i tretë dhe ka gjetur vdekjen.

Njoftim i policisë

Me datë 24.03.2018 rreth orës 14:30 në rrugën “Daniel Ndreka” ka rënë nga kati i 3 i një pallati shtetësja F.D., 55 vjeçe, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.