TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Populli francez, ka përcjellë me nderime të jashtëzakonshme policin Arnaud Beltrame, i cili humbi jetën në krye të detyrës, kur ndërroi vendin me pengjet që po mbaheshin në një supermarket në Trebes të Francës.
Beltrame, 44 vjeç, u qëllua dhe u ther nga terroristi që mori peng supermarketin. Gjesti heroik i policit, fatëkeqësisht, i ka kushtuar atij jetën. Flamujt francezë, janë ulur në gjysmë shtizë në të gjithë rajonet e policisë në Francë. "Ai dha jetën për disa njerëz të panjohur. Ai e ka ditur se nuk kishte shanse të shpëtonte. Nëse kjo nuk e bën atë një hero, nuk di se çfarë tjetër mund ta bënte", u shpreh vëllai i Beltrame për një radio franceze. /TPZ.AL/