TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksion i policisë italiane vuri në pranga shtatë shqiptarë, anëtarë të një bande që grabiste banesa.
Arrestimet u kryen në Siena, ndërsa ata akuzohen për 66 shtëpi të grabitura në Toskanë dhe Umbria.
Karabinierët gjetën edhe sendet e vjedhura, kryesisht bizhuteri me vlerë.

“Banda e shqiptarëve kishte goditur rreth 70 herë më shumë banesa në qytetet si Siena, Arezza, Firenze e Perugia”, shkruajnë mediat fqinjë.
Operacioni ishte quajtur “Off line”, ndërsa bëhet me dije se paratë e këtyre vjedhjeve dërgoheshin në Shqipëri.

“Nga hetimi i bërë, rezultoi se grupi shiste mallrat e vjedhura si sendet me vlerë dhe bizhuteritë nëpërmjet ndërmjetësve dhe më pas paratë e fituara i dërgonin në Shqipëri,” shkruajnë mediat italiane