TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largohen nga detyra 63 punonjës të Shërbimit të Provës. Kërkesa për largimin e tyre është bërë nga Departamenti i Administratës Publike.
Një kontroll i ushtruar nga DAP dhe i kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ka arritur në konkluzionin se 92 punonjës janë emëruar në detyrë edhe pse nuk kanë kryer konkurset e organizuara nga DAP. Ndërkohë DPSHP ka gjithsej në organikë 148 punonjës.
Ky institucion duke qenë pjesë e shërbimit civil e ka të detyrueshme që ti marrë punonjësit sipas ligjit “Për nëpunësin Civli” por duket se ligji është shkelur.
Në një njoftim të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me këtë çështje, thuhet se DAP ka kërkuar largimin nga puna të 63 prej këtyre punonjësve, pasi emërimi i tyre është i paligjshëm. Pjesa tjetër e 92 të emëruarve është larguar më parë nga detyra.
Nisur nga rekomandimet e DAP, Drejtoria e Shërbimit të Provës ka filluar procedurat ligjore duke i thirrur një nga një të të gjithë të emëruarit në mënyrë të paligjshme dhe duke i dëgjuar për pretendimet që ata mund të kenë.
Shërbimi i Provës aktualisht mbikqyr 6664 persona të dënuar me dënime alternative dhe 32 persona me arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.