TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga mbrojtësit më të zjarrtë të komunitetit lezbo-gay në Shqipëri, Kristi Pinderi, ka goditur me emra të përveçëm dy nga drejtuesit e mediave më në zë në vend, Blendi Fevziun dhe Mero Bazen për hapsirën që u kanë lënë disa konsevatorëve fanatikë në portalet që drejtojnë lidhur me një debat të hapur për aktivitetet që zhvillojnë në shkollat e mesme disa përfaqësues të komuniteteve me preferenca të ndryshme seksuale. Pinderi pasi godiste moralin e dyshimtë të politikanëve shkruante: “moral për edukimin nuk mund të japin as disa nga mediat tona. Më bëri përshtypje sidomos TemA dhe opinion.al dje që flisnin të dyja sikur kjo që po bëjmë ne është skandal. Vërtet Mero dhe Blendi? Të edukosh nxënësit për vlerat e diversitetit dhe të tolerancës është skandal apo tu nxjerrësh atyre online orë e sekondë si u zhvesh filania, si u rrah filani, sa tanke të reja prodhoi Rusia, sa avionë bleu Serbia, e plot maskarallëqe të tjera që e kanë shndërruar median shqiptare në një platformë të mirëfilltë fëlliqësie?”
Në fakt përtej tërheqjes së vëmendjes të publikut me emra të përveçëm (Mero Baze dhe Blendi Fevziu) nuk kanë bërë asgjë më shumë se pjesa më e madhe e mediave, Pinderi ka një të drejtë. Në portalet tona I lihet një hapsirë pa filtra politikanëve dallkaukë, mendje ngushtë dhe idiotëve që janë të gatshëm të shfrytëzojnë edhe një polemikë sociale vetëm me qëllimin që të godasin Edi Ramën. Kështu disa media katundareske pranë opozitës e paraqitën si skandal një aktivitet të zhvilluar në gjimnazet e kryeqytetit, ku krerë të komunitetit LGBT, kanë shkuar të bisedojnë me nxënësit kundër bullizmit.
Por, deputeti demokrat Luçiano BoçI ka përfituar nga ky rast për të sulmuar ministrinë e arsimit se po jejon mjediset shkollore për grupe me axhendë të dyshimtë. Më tej ka shkuar një tjetër deputet I PD-së, Tritan Shehu I cili I ka etiketuar si të patolerueshme aktivitetin e LGBT në shkollat e mesme dhe I ka thurrur lavde në një status në facebook familjes që përbëhet nga burri gruaja dhe po të dojë zoti edhe fëmijët, si një gjë thelbësore për mbijetesën e species tonë. Pra nëse Shehu mendon se njerzit me preferenca të ndryshme seksuale do shpien ne zhdukjen e racës njerzore, një tjetër politikan, ish ministër, kësaj here I majtë, Ylli Manjani ka lëshuar thirrjen: “Ti ndalojë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla!.
Në fakt e gjithë kjo histeri që ka gjetur vend të mediat tona është e gjitha një budallallëk me brirë. Ashtu siç kanë deklaruar edhe aktivistët e të drejtave të njeriut edhe vetë ministria e arsimit, programi I parashikuar nuk ka si qëllim të shndërrojë në homoseksualë, gjimnazistët shqiptarë. Fryrja e kësaj frike dhe loja me këto paranoja vjen nga populistë të shëmtuar që kërkojnë të manipulojnë ndjenjat prindërve pa backgroound të mjaftueshëm kulturor dhe pa fuqi gjykimi.
Këto aktivitete janë zhvilluar në disa gjimnaze shqiptare, janë kundër bullizmit, kundër diskriminimit të nxënësve të margjinalizuar, kundër atyre mësuesve të shkollave që janë gati ta përjashtojnë nga klasa adoleshentët me preferenca të ndryshme seksuale.
Prandaj, kjo është një fushatë që duhet mbështetur dhe jo anatemuar. Pavarësisht se Kristi Pinderi, përmendi Bazen dhe Fevziun si karrem për të tërhequr vëmendjen e publikut, problemi që ai ngriti është shqetësim për të gjithë mediat shqiptare. Të gjithë neve që I japim hapsirë disa mendjendryshkurve që I fryjnë frikës se po konvertohen gjimnazistët në pederastë dhe në emër të kësaj histerie “harrojnë” se shkolla jonë vuan më shumë nga mergjinalizimi dhe diskriminimi I disave, nga pafatësia për të pranuar të ndryshimin, sesa nga paranojat se dikush po punon për zhdukjen efamiljes dhe si pasojë edhe krejt rracës njerzore.
Lapsi.al