AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 13:07

VIDEO/ I riu bën “dush” tek shatërvani në sheshin “Skëndërbej”

VIDEO/ I riu bën “dush” tek shatërvani në sheshin


Shatërvani në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për disa është kthyer në një vend për tu larë gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Një videon e publikuar nga Ora News shihet sesi një djalë lan pantallonat e shkurtra në një nga shatërvanët e ngritur në sheshin “Skënderbej”.

Videoja është regjistruar mëngjesin e sotëm, atëherë kur ka pak njerëz në sheshin “Skënderbej”. Dhe djali duket se nuk e shqetësojnë fare sytë e qytetarëve të paktë, as e pengojnë për të vijuar normalisht me larjen dhe higjienën personale.

Qytetarë që ishin aty thanë se djali fillimisht i bëri një dush vetes, pastaj radhë e patën pantallonat. Pasi i lau në shatërvan i shtrydhi fort dhe i veshi.

Vuri dhe maskën, u fshi me peshqir dhe vijoi rrugën.