AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 11:25

Meta uron besimtarët për festën e Abaz Aliut: Vitin e ardhshëm do të festojmë pa kufizime e distanca fizike

Meta uron besimtarët për festën e Abaz Aliut: Vitin e


Presidenti Ilir Meta iu uron të gjithë besimtarëve bektashinj festën e Shenjtë të Abaz Aliut!

Teksa sjell në vëmendje disa vargje kushtuar Abaz Aliut, Kreu i Shtetit përcjell urimin e tij, duke thënë se “vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”

Mesazhi i Metës:

Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë”

Se Zoti e desh”.

Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut!

Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!

Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike! ??