AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 12:56

E përndoqi tetë muaj, 28-vjeçarja tenton vetëvrāsjen, arrestohet i riu në Tiranë

E përndoqi tetë muaj, 28-vjeçarja tenton vetëvrāsjen,


Tenton vetëvrāsjen një vajzë e re, pas tensionit të madh që i ka shkaktuar përndjekja prej tetë muajsh e një 33 vjeçar.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shtetasin K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.

“Shtetasja S.Sh., 28 vjeç ka kallëzuar se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrāsjen”-njofton policia.

NJOFTIMI

Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, e cila për pasojë tentoi vetëvrāsjen, vihet në pranga nga Policia 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrāsjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrāsjes”.