TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Manati të Lezhës. Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e mbledhura, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, babë e bir, dhe punonjësit të një servisi, D.Pikuli.
Sipas të dhënave, babë e bir kishin dërguar automjetin për riparim dhe janë konfliktuar për pagesën e shërbimit. Kjo dyshohet se ka sjellë përplasjen me punonjësin e servisit, e cila më pas ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë, D.Pikuli ka marrë një plagë në bark dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, dy personat e dyshuar për ngjarjen janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim. Uniformat blu po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur zyrtarisht.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.