AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 11:50

Plāgosi me thīkë gruan, Ndrue Prenga: Debatuam për një çelës, gjatë zënkës u vetëplāgos

Plāgosi me thīkë gruan, Ndrue Prenga: Debatuam për një


Plāgosi para katër ditësh me thīkë bashkëshorten e tij ka dalë para gjykatës këtë të shtunë 73 vjeçari, Ndrue Prenga.

Ai ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, dhe motiv për këtë ka qenë një konflikt për një çelës të shtëpisë, raporton Abc News.

Autori ka deklaruar para gjyqtarit Arben Micko, se plagosja ka ndodhur gjatë përleshjes së momentit që ai ka pas me bashkëshorten.

“Ngjarja ka qenë aksidentale dhe konflikti ka ndodhur për një çelës dere. Ajo ka qenë duke larë enët dhe në debat e sipër jemi zënë.

Gjatë konfliktit kemi ardhur vërdallë nëpër shtëpi. Gjatë rrokullisjes ka ndodhur edhe vetëplāgosja e saj, pasi më parë më foli me fjalë shumë të pista”, është shprehur 73 vjeçari.