AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 11:32

Rrëzohet nga fiku 48 vjeçari në Sarandë, niset me helikopter në Tiranë

Rrëzohet nga fiku 48 vjeçari në Sarandë, niset me


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Një 48-vjeçar është rrëzuar nga fiku, dhe për pasojë është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

është lënduar shtetasi Dervish Mahilaj, lindur në një fshat të Vlorës dhe banues në Berdenesh të Sarandës.

Ai ka pësuar rënie aksidentale nga fiku në shtëpinë e tij dhe sipas bluzave të bardha të Sarandës ka dëmtime në shtyllën kurrizore.

Për këtë arsye, 48-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.