AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 10:36

“Nga muza e vargjeve të ndritura të Naim Frashërit…”, Meta nxjerr foton, ja ku po e kalon fundjavën

“Nga muza e vargjeve të ndritura të Naim


Presidenti i vendit, Ilir Meta, po e kalon këtë fundjavë mes natyrës së mrekullueshme të Shqipërisë.

Ai ka zgjedhur të urojë për një fundjavë të qetë gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një foto, nga Bredhi i Hotovës.

“Me këto pamje të mrekullueshme nga Bredhi i Hotovës, muza e vargjeve të ndritura të poetit kombëtar të Rilindjes Naim Frashëri, ju uroj një fundjavë të bukur dhe të qetë!”- shkruan Meta, që ka pozuar me zëdhënësin e tij, Tedi Blushi, që e shoqëron në këtë udhëtim.