LIFESTYLE, 7 Prill 2019, 09:24

VIDEO/ Harrojeni ‘Despacito-n’, ja kënga më e re që po ‘çmend’ botën

VIDEO/ Harrojeni ‘Despacito-n’, ja kënga më e re që

Kënga ‘Despacito’ ka thyer të gjitha rekordet duke qenë më e preferuara në YouTube me 6 miliard klikime.

Hiti i portorikanëve, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee arriti të jetë kënga më e klikuar e disa sezoneve rresht dhe projekti që do t’i merrte ‘fronin e mbretit’ Luis Fonsit, duket se donte pak kohë që të vinte.

Këngëtarët, Daddy Yankee dhe Snow kanë sjell një tjetër hit që ka arritur në shumë pak kohë 500 milion klikime. Kënga ‘Con Calma’ e publikuar në shkurt duket se me këto ritme, së shpejti do marrë ‘fronin’ në kanalin YouTube si ajo më e dëgjuara.

Risjellim në vëmendje se këngëtari Daddy Yankee ka kënduar edhe në projektin ‘Despacito’ dhe numëron plot 26 hite që kanë bërë bujë në rrjet. Kënga e tij më e re në bashkëpunim me Snow, ‘Con calma’ është përfshirë në TOP dhjetëshen e këngëve më të preferuara latine.

Sezoni veror është para, dhe me hapat e shpejta që janë marrë klikimet mbi këtë këngë mund të themi që ‘Despacito’ do t’i duhet ‘të lirojë vendin’!