AKTUALITET, 30 Prill 2018, 17:55

Vritet gazetari i BBC në Afganistan

Vritet gazetari i BBC në Afganistan

Gazetari i BBC, Ahmad Shah, është vrarë pas një sulmi në provincën Khost, të Afganistanit.

Gazetari ishte 29 vjeç dhe kishte një vit që punonte për shërbimin Afgan të BBC.

Drejtori i BBC World, Jamie Angus, u shpreh se Shah ishte një gazetar "i respektuar dhe shumë popullor".

Sipas policisë në Khost, gazetari është qëlluar nga persona të armatosur, por ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Banorët e zonës, i thanë BBC se Shah ishte duke shëtitur me biçikletë në momentin kur ndodhi sulmi. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Burimi: BBC 

/TPZ.AL/