TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 7 mijë persona morën pjesë në një protestë në Moskë, për të mbrojtur të drejtën për të patur akses dhe liri në përdorimin e internetit. Protestuesit dënuan vendimin e Rusisë për të ndaluar përdorimin e një aplikacioni që dërgon mesazhe të enkriptuara, të quajtur "Telegram".
Në datën 16 Prill, filloi ndalim i aksesit në aplikacionin Telegram, por ndalimi pati efekt edhe tek platformat si Google apo Amazon.
Ky bllokimi erdhi si pasojë e refuzimit të kompanisë Telegram, për të dorëzuar kodet për dekriptimin e disa mesazheve, të cilat i kërkonte shërbimi i inteligjencës FSB.
Shefat e inteligjencës ruse, shprehen se u duhet të kenë akses tek mesazhet që dërgojnë kriminelët apo terroristët.
Opozitari më i njohur rus, Alexei Navalny, foli përpara turmës së protestuesve dhe aktivistëve.
"Vendi ynë është i varfër dhe askush nuk ka shpresë. I vetmi sektor i cili është zhvilluar në vitet e fundit, pa ndihmën e shtetit dhe pa favore, është interneti. Këta njerëz po thonë 'Ju silleni keq në internet prandaj ne do t'ua heqim'. Unë nuk do ta tolerojë këtë gjë", u shpreh Navalny.
Burimi: BBC
/TPZ.AL/