AKTUALITET, 30 Prill 2018, 17:39

Parukieres në Laç i humb durimi me komshien dhe shkon në Polici: Prej vitesh më...

Parukieres në Laç i humb durimi me komshien dhe shkon në

Parukieres i ‘soset’ durimi me komshien e saj të moshuar dhe e denoncon në polici pasi sic thotë, prej vitesh ajo i hedh mbeturinat në derën e dyqanit të saj.

Sipas një njoftimi që ka bërë policia për mediat, kjo sjellje e 70-vjeçares asaj i ka shkaktuar vështirësi në punë dhe probleme shëndetësore.

Njoftimi:

Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen F.K, vjeç 70, banuese në Laç, pasi shtetasja P.D, vjeç 52 banuese në Laç, ka bërë kallëzim se, në mënyrë të përsëritur dhe prej disa vitesh hedh të gjitha mbeturinat nga kati i dytë i banesës ku jeton në derën e parukerisë së saj duke i shkaktuar vështirësi në punë dhe probleme shëndetësore. Neni 277 i Kodit Penal.