TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në edicionin e lajmeve në News24, ku ka komentuar thirrjen që kryeministri Rama, u ka bërë figurave historike të Partisë Socialiste, siç është Fatos Nano. Lubonja tha se kjo është një gjë qesharake, sepse Nano nuk përfaqëson asgjë, përkundrazi "është fillimi i së keqes".
Gazetarja: A po kërkon Rama ndihmë nga figura historike të PS-së, si Fatos Nano?
Fatos Lubonja: Fatos Nano është një figurë e diskretituar, që nuk krijon ndonjë ide se në Shqipëri po ndryshon ndonjë gjë. Çfarë përfaqëson Nano? Vetëm fillimin e kësaj të keqe, që më pas e trashëgoi Berisha. Nuk ndryshon ndonjë gjë nga situate ku jemi. Çfarë do godasë oligarkët, me Fatos Nanon, që banon me ta? Është qesharake ta diskutosh këtë.
/TPZ.al/