TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë shoqëruar 6 banorë të Unazës së Re pas bllokimit të rrugës dhe djegies së gomave pasditen e të dielës.
Të shoqëruarit janë Lutfi Kastrati, Dorjan Protoduari, Gëzim Sadikaj,Ilir Katiraj, Lindita Protoduari dhe avokati i tyre Artan Manushaqe.
Ndërkohë familjarë të personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë. Sipas familjarëve, shoqërimi i tyre është bërë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike nga ana e tyre dhe krijimit të panikut në zonë.