TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Miratimi i procedurave për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit dhe prokurorëve të Njësisë Antikorrupsion, janë në qendër të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i paralajmëruar për të martën në orën 10:00.
Sipas njoftimit, në mbledhjen e nesërme do të miratohet rregullorja “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, si dhe Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”.
Po gjatë kësaj mbledhjeje, do të shpallet hapja e procedurës, për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm si dhe do të miratohen magjistratët prokurorë udhëheqës për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës.