TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, tha se ish-ministri socialist, Damian Gjiknuri, në vend të ishte në burg, për shkak të skandalit "DH Albania", u shpërblye nga kryeministri Edi Rama me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së.
Sipas deputetit demokrat, Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi.
"Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave", shkruan Shehaj.
Mesazhi i plotë i Shehajt:
Damian Gjiknuri bashkë me kriminelët bleu votat në Peshkopi, dhe sot Rama e shpërbleu me drejtimin e “reformës elektorale” të PS-së. Ai duhet të ishte në burg, por Edi Ramës i duhet ekspertiza dhe përvoja e tij në bashkëpunim me krimin.
Ditët e fundit, ky politikan i degraduar nga korrupsioni po bën fushatë në Vlorë së bashku Afrim Qendron e DH Albania, një tjetër personazh i errët që duhet të ishte në burg, por që Rama e ka ngarkuar edhe atë me misionin e vjedhjes së votave.
Rruga që ka zgjedhur opozita është e vetmja rrugë për të shpëtuar zgjedhjet nga Edi Rama dhe kriminelët e tij në politikë dhe në rrugë.
P.S”Foto e diteve të fundit”