AKTUALITET, 14 Gusht 2018, 11:46

Policia britanike po e trajton sulmin në Westminster, si akt terrorist

Policia britanike po e trajton sulmin në Westminster, si akt terrorist

Mëngjesin e sotëm, një person ka shtypur disa kalimtarë pranë parlamentit britanik, Westminster. BBC raporton se ky sulm po trajtohet si një akt terrorist nga policia britanike, e cila ka arrestuar personin që drejtonte mjetin.

Mësohet se dy kalimtarë janë lënduar nga përplasja dhe gjenden në spital.

Kryeministrja Theresa May, ka reaguar duke thënë se gjendet pranë personave të lënduar dhe se autoritetet po investigojnë rastin. Mësohet se parlamenti ka pezulluar punimet.

/TPZ.AL/