AKTUALITET, 14 Mars 2019, 10:19

VIDEO/ Drogë, çokollatë dhe kokainë, arrestohen babë e bir në Patos

VIDEO/ Drogë, çokollatë dhe kokainë, arrestohen babë

Babë e bir u arrestuan në kuadër të një operacioni antidrogë në Fier. Në pranga u vunë A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe djali i tij A.L, 26 vjeç.

"Gjatë operacionit të koduar "Befasia" policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Nxitja për përdorimin e drogës" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".