TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli ka triumfuar 3-1 në Mynih ndaj Bajernit, duke marrë një fitore të madhe, pas barazimit 0-0 në Liverpul. U duk një barazim me shumë vlerë për Bajernin ai në Angli, por në kthim muzika ishte e tëra me simfoni të “The Reds”.
Sadio Mane shënoi në minutën e 26-të, duke evidentuar defektet e mbrojtjes bavareze, por në minutën e 39-të Matip shënoi një autogol dhe Bajerni u kthye fuqishëm.
Pjesa e dytë pritej zjarr nga Bajerni, por nëse bavarezët me zor kanë marrë kreun në Bundesligë, ky është një sinjal i qartë se kanë nevojë për reformë totale.
Liverpuli e kontrolloi qetësisht ndeshjen dhe Van Dijk në minutën e 69-të dhe Sadio Mane në minutën e 84-t dërrmuan shpresat bavareze dhe gjithashtu ato gjermane në Champions League.