AKTUALITET, 14 Mars 2019, 09:03

Renea, FNSH e ‘Shqiponja’ zbarkojnë në Shkodër, 14 të arrestuar

Renea, FNSH e ‘Shqiponja’ zbarkojnë në Shkodër, 14

Operacion i madh në Shkodër pas të cilit janë vënë në pranga 14 persona. Dhjetëra forca policie kanë mbërritur nga Tirana në Shkodër, përfshirë forcat Renea, FNSH dhe Shqiponja.

Mësohet se 14 personat e arrestuar prej kohesh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16 shtetas ndërkohë që ky numër pritet që të shtohet.

Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 04:00 të mëngjesit duke nisur menjëherë aksionin blic.

Janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe më tej.

Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Në vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve./Panorama