AKTUALITET, 14 Mars 2019, 10:00

Manjani: Këto janë tre gallatat në këtë krizën tonë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zgjedhur tre momente që sipas tij kanë qenë kulmi i gallatës në situatën politike në vend.

Ai shkëput thirrjen e ambasadës franceze për të mos bërë dhunë, duke pasur parasysh protestat e jelekverdhëve në Francë, deklaratat e OSBE për blerjen e votës dhe këshillat e kryeministrit të Maqedonisë Zaev.

Lapidari i hipokrizisë diplomatike i quan Zaev ose kamardare të shpuara për kryeministrin Rama.

Postimi i Manjanit:

Kulmi i gallatës në këtë krizën tonë ka qenë:

1. Thirrja e Ambasadës Franceze për të mos bërë dhunë.

2. Deklarimet e OSBE në Tiranë në favor të blerjes së votës.

3. Këshilla e Zaevit kundër largimit të opozitës nga Parlamenti.

Të tre këto momente janë lapidari i hipokrizisë diplomatike në Shqipëri.

Kamardare të shpuara që duan të nxjerrin Edi Ramën në një breg diku…