AKTUALITET, 14 Mars 2019, 09:08

Ministri i Jashtëm çek vizitë, takim me liderët shqiptarë

Ministri i Jashtëm çek vizitë, takim me liderët

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Tomas Petricek do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën në një tur dy ditor duke nisur nga sot.

Në Tiranë, Petricek do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues të OJQ-ve dhe partive opozitare, si dhe shefin e Zyrës së delegacionit të BE-së, Luigi Soreca.

Temat e takimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik, integrimi në BE dhe NATO, situata e brendshme politike, bashkëpunimi i grupit të Vishegradit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe situata në rajon.