AKTUALITET, 14 Mars 2019, 09:33

Basha dhe Rama sot në Elbasan/ Çfarë pritet të ndodhë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj rreth tre ditë më parë ka njoftuar se festimet e Ditës së Verës nuk do të zhvillohen më 14 mars, por do të shtyhen në 17 Mars, pasi parashikohet mot i ftohtë dhe me shi, i papërshtatshëm për aktivitetet e përgatitura për këtë ditë feste.

Ndërkohë që në Tiranë festimet për Ditën e Verës janë shtyrë për të dielën, kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, janë zhvendosur në Elbasan.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në Elbasan një ditë më parë, ku ka mbledhur në një takim ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste.

Edhe në kampin e djathtë ka lëvizje. Kreu i PD-së mbërriti dje në Elbasan pasi sot do të takojë qytetarët të cilët do t’i ftojë për protestën e 16 marsit në Tiranë.

Por, burimet thonë se ka edhe një ‘surprizë’ për Ramën.

Kjo mbetet për tu zbuluar.

Në një nga hyrjet e qytetit ishte vendosur një banderolë për t’i ‘uruar’ mirëseardhjen kryeministrit ku shkruhej: ‘Rama ik, ik ik’.