AKTUALITET, 5 Maj 2019, 19:16

Avioni në Rusi me 78 pasagjerë përfshihet nga flakët, 5 të plagosur (VIDEO)

Avioni në Rusi me 78 pasagjerë përfshihet nga flakët, 5


Kanë shpëtuar mrekullisht 78 pasagjerë të një avioni në Moskë të Rusisë, pasi ky i fundit u përfshi nga Flakët.

Mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se avioni është detyruar të bëjë ulje të menjëhershme, pasi ka pësuar defekt e kësisoj është përfshirë nga flakët.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 pasagjerë, ndërsa pamjet e avionit në flakë kanë bërë xhiron e botës.