AKTUALITET, 5 Maj 2019, 19:47

Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e


Në orën 19:00 u mbyllën të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale. Pas mbylljes së qendrave të votimit ka nisur menjëherë edhe numërimi votave.

Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet epërsi e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski me mbi 68.64% ndërsa Gordana Siljanovka-Davkova e opozitës numëron ende 28.3%.

Gjithsesi është ende herët pasi bëhet fjalë për vetëm 3% të votave. Ndërkohë KZHZ-ja ka njoftuar se censusi është arritur pasi kanë dalë në zgjedhje mbi 40% e votuesve