TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Brajtonit. Topçinjtë tashmë nuk kanë më dorën fatin e tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, teksa në javën e fundin edhe sikur të marrin tre pikë të plota, Totenhemit të vendi të katërt do t’i mjaftonte një pikë për të shkuar në Champions League. Ndërkaq, pas barazimit të sotëm gëzon ekipi tjetër londinez, Çelsi.
Blutë e drejtuar nga trajneri Mauricio Sarri tashmë e kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Sa i përket ndeshjes, ishte Arsenali ekipi i parë që kaloi në avantazh falë rrjetës së sulmuesit Pierr Emerik Aubamejang, i cili nuk fali nga pika e bardhë. Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, topçinjtë u ndëshkuan në minutën e 60 pasi Brajton fitoi të drejtën e ekzekutimit të një penalltie.
Përballë portierit Leno, Mërrej u tregua i saktë duke rivendosur ekuilibrat. Megjithë përpjekjen e skuadrës së Emeri për të ndryshuar fatet e takimit, në fund Arsenali nuk ia doli të merrte pikët e plota teksa tashmë kualifikimi në Champions varet nga këmbët e futbollistëve të Totenhemit, ndërsa një mundësi është triumfi në Ligën e Europës ku topçinjtë janë në gjysmëfinale.