AKTUALITET, 17 Maj 2018, 11:53

Video/ Berisha: Shqiptarët ta nxjerrin nga zyra Edvin faqeziun, ta hedhin në Lanë si një kalbësirë

Video/ Berisha: Shqiptarët ta nxjerrin nga zyra Edvin faqeziun, ta hedhin

Pasi fjalës së Bashës në Kuvend dhe pas kërkesës së Ruçit për ndërprerjen e transmetimit mediat të seancës plenare, ish-kryeministri Berisha ka dalë në një prononcim për mediat. Ai para gazetarëve ka folur me tona të ashpra kundër ministrit Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është shprehur se kjo e sotmja ishte dita e këtyre dy faqezive, siç ai i ka emërtuar, të cilët gënjyen shqiptarët dhe ndërkombëtaret ditën e djeshme. Po ashtu Berisha shton se Rama për të shpëtuar nga ky skandal ka terrorizuar dëshmitarin X, i cili dëgjohet në audiopërgjimin me Agron Xhafajn.

Dita e sotme e parlamentit është dita e faqeziut Edvin Kristaq Rama dhe dita e Faqezi Drogës. Të dyja mashtruan ashtu si thotë populli, si të pafytyrë, kombit shqiptar dhe ndërkombëtarët. Ky faqezi për të mbrojtur vëlla Olsin, gënjeu duke u bërë ekspert i zëri dhe deklaroi se audio është e montuar. Sot, për t’i shpëtuar kësaj, ka ndërmarrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron se zinxhiri i dëshmitarëve është shumë i madh dhe harron se provat janë autentike. I mashtroi shqiptarët dje në mënyrë të paskrupullt. Shqiptarët ta nxjerrin nga zyra, ta hedhin në Lanë, si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin.” – tha Berisha.

Ndërsa kur u pyet nëse do të ketë publikime të reja, ai u shpreh “Do ta shohni”.