TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar sot që të flas në një kohë më shumë se çfarë ishte parashikuar në Kuvend, por kjo nuk është lejuar nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Pas shumë replikave dhe kërkesave të Ruçit, Basha kërkoi që të vijonte të fliste dhe tha se po tentohet që ti mbyllet goja opozitës.
Më pas Ruçi, nuk e lejoi të fliste edhe njoftoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta, ndërsa Basha vijon fjalën e tij dhe e transmeton live në Facebook.
Replikat
Ruçi mbyll mikrofonin pasi përfundon koha
Deputet nisin protestat
Basha: Ju njoftoj se që të ndiqni pjesën tjetër të deklaratës në Facebook, pjesën që shoku Gramoz nuk do që të dëgjohet.
Ruçi: Koha mbaroi ju lutem uluni në vend. Duhet të respektoni Kuvendin dhe folësit e tjerë, pasi nuk folët as për projekt ligjin. Nuk është për ta uzurpuar ju.
Basha: Dua kohë për procedurë
Ruçi: Dy minuta për procedurë
Basha: Gojën e opozitës nuk e mbyllni dot as ti as Xahfaj dhe as Rama. Prandaj unë do vazhdojë deri në fund fjalën time. Dhe nëse ti më bllokon, unë do vijoj me mjetet që nuk i di as Sigurimi i Shtetit.
Ruçi: Nuk është në dorën time që të unë të ndërpres apo të lë të flasësh. Keni regjistruar 7 orë që flisni si opozitë. Kjo nuk është mbyllje goje por është zbatim i rregullave normale dhe parlament normal. Por nëse ju doni të vijoni ritualin tuaj, për t’ia treguar Sofjes se këtu nuk ka vend normal, atë herë vazhdoni. Ulu lutem lëreni zotin Berisha që të flas se ai është i dyti pas jush. Ndërpritet seanca.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1884385144945991/