TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë, ndërsa pohoi se bashkëpunëtori X, që ishte edhe në audiopërgjimin e publikuar nga demokratët, ku pretendohet se fliste me Agron Xhafajn, po kërcënohet. Lideri i PD-së tha se prej disa ditësh bashkëpunëtori X po shantazhohet bashkë me familjen e tij.
Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij”- tha Basha nga foltorja e Kuvendit.
Basha tha se “Deri dje Agron Xhafaj ishte në Shqipëri, në Vlorë. Është fakt se ai ndërroi identitet, se ai vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës në Vlorë. Dje niset fshehtas e me urgjencë në Itali, jo si të ekstraduarit, por me avionin e linjës, ku as nuk i vunë prangat dhe as kryen procedurat, por u përshëndet me policët dhe hipi në avion”.
Por kamikazet Marku dhe Prela nuk veprojnë se për këtë punë janë aty. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë emëruar kamekazet e tyre në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe në krye të Policisë së Shtetit” u shpreh Basha.
Përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij? Nga e di policia e Xhafës kush është dëshmitari x? u shpreh Basha.