TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur në Sofje te Bullgarise, Samiti i i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Celjen e ka bere Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, pritesi i ketij takimi te rendesishem e me pas presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.
Pjese e takimit, mes kryeministrave te Rajonit, eshte edhe kryeministri i Shqiperise, Edi Rama.
Ai eshte fotografuar nga Associated Press, teksa ka qene duke biseduar me kryeministrin e Greqise, Aleksis Cipras.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, flet me kryeministrin grek Alexis Tsipras gjatë një takimi pas tryezës së rrumbullakët të krerëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje të Bullgarisë, sot enjten, më 17 maj 2018”- shkruan Associated Press.
Kujtojme se mes dy vendeve tona pritet te finalizohet marreveshja per te ashtuquajturin pakti detar, per te cilen ka pasur nje seri takimesh e negociatash mes paleve.
Nderkohe, me Cipras eshte takuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Zyrës për Informim të Presidencës, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, për shkëmbimin ekonomik dhe tregtar dhe bashkëpunim në fusha tjera.
Presidenti Thaçi ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit grek, Tsipras në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai po ashtu ka kërkuar mbështetjen greke edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtarë.