TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U mësuam keq me prillin që na solli vapën dhe menduam për pak se jemi në verë, por një lajm jo fort i mirë vjen për 3 muajt e ardhshëm.
Sipas njoftimit “AccuWeather” vera e këtij nuk do të jetë aspak e nxehtë.
Gjatë verës Europa Perëndimore dhe Qendrore parashikohet të kalojnë një stinë të nxehtë e shoqëruar me stuhi të fuqishme.
Temperatura deri në 32 gradë do përfshijnë Lionin, Milanon, Firencen, Frankfurtin dhe Berlinin. Sakaq, temperatura tepër të larta, deri në 38 gradë, do pushtojnë jugun e Francës dhe Italinë veriore.
Përzierja e temperaturave me lagështirave të ardhura nga Mesdheu do shkaktojnë stuhi të furishme në Poloni, Çeki dhe Bjellorusi. Të rrezikuara mbeten edhe Minsku, Praga e Varshava.
Gjithashtu “AccuWeather” paralajmëron se Roma, Napoli, Tirana dhe Sofja do të godine nga stuhi të mëdha që pritet të shkaktojnë përmbytje serioze.
Pra gjatë gjithë verës përgatituni për shi dhe erëra të forta, bëni llogaritë mirë para se të nisen për pushime.
E çuditshme është që moti i nxehtë do dominojë në Britani, veri-perëndim të Francës, Holandë dhe Belgjikë.