TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Megjithëse ishte protagonist i sulmit ndaj policisë në Elbasan, në shtator të vitit të kaluar në ngjarjen që bëri bujë në media, Kelmend Xhaferri lëvizte i armatosur në qytet. 36 vjeçari ishte në arrest shtëpie me një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda për sulmin ndaj policies në shtator, por sërish kishte dalë nga shtëpia natën e kaluar me makinën e tij. Me vete iu gjet një pistoletë dhe 15 fishekë.
“Në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë” thuhet në njoftimin e policisë.
Kelmend Xhaferri ishte një nga personat që goditi policinë me Audin e blinduar në tregun agro-ushqimor të qytetit.